Covid-19, Zelanda e Re raporton zero raste të reja në ditën e dytë NULL NULL 05.05.2020 08:12 05.05.2020 08:12 Zelanda e Re ka raportuar zero raste të reja të virusit në ditën e dytë me radhë, një javë pasi ajo lehtësoi masat e ashpra të bllokadës. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se kjo arritje ishte një përpjekje që “të gjithë ne mund të jemi pa dyshim krenarë”, por nxiti qytetarët atje të qëndrojnë vigjilentë. Aktualisht janë 1,137 raste të konfirmuara në Zelandën e Re dhe 20 vdekje nga Covid-19, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.