COVID-19: Vetëm një rast i ri regjistrohet në zonat e banuara me serbë NULL NULL 21.09.2020 10:43 21.09.2020 10:43 Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është regjistruar një rast i ri i infektimit me koronavirus, ndërsa janë regjistruar gjashtë raste të shërmit. Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Krizave në veri të Mitrovicës. Që nga fillimi i pandemisë në këto zona, 5,160 njerëz janë testuar, nga të cilët prania e virusit korona është konfirmuar në 997 njerëz. Aktualisht, 56 raste janë aktive, kurse deri më tani 904 njerëz janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 38 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.