Covid-19: Tre pacientë në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë NULL NULL 15.07.2020 08:57 15.07.2020 08:57 Në spitalin e Përgjithshëm të Pejës deri tani janë infektuar me koronavirus katër mjek, pesë infermierë dhe një bioinxhinier. Kështu kanë bërë të ditur nga ky spital përmes një njoftimi. Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, tre pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Njoftimi i plotë: Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar. me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 3 operacione. 4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025