COVID-19 në SHBA: Pas dy muajve numri i të hospitalizuarve gjatë 24 orëve bie nën 100 mijë NULL NULL 31.01.2021 09:24 31.01.2021 09:24 Hospital staff treat a patient suffering from the coronavirus disease in the acute care unit of the University Hospital (HUG) as Switzerland enters a second wave of the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Geneva, Switzerland, October 27, 2020. REUTERS/Denis Balibouse Për herë të parë pas gati dy muajve numri i të hospitalizuarve për 24 orë ka rënë nën 100 mijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “COVID Tracking Project”. Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u raportuan 97 mijë e 561 të hospitalizuar për COVID-19 në spitale, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Hera e fundit që Amerika kishte më pak se 100 mijë të hospitalizuar ishte 1 dhjetori i vitit të kaluar. Shtrimet në spital kanë rënë vazhdimisht që nga fillimi i vitit, sipas CTP. Kjo javë e kaluar ishte java e parë që nga 5 nëntori që asnjë shtet nuk ka arritur një rekord të ri të lartë për shtrimet në spital, sipas CTP.