Covid-19 në Kosovë: 1 mijë e 577 të shëruar dhe 1 mijë e 250 raste aktive NULL NULL 01.07.2020 08:05 01.07.2020 08:05 Që nga data 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë e deri më sot janë testuar 23 mijë e 780 persona. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 2 mijë e 878 persona kanë rezultuar pozitivë. Si pasojë e infektimit me koronavirus 51 persona kanë vdekur në Kosovë. Nga numri i përgjithshëm 1 mijë e 577 raste janë shëruar. 1 mijë e 250 raste janë ende aktive. “Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së. Kryeministri Avdullah Hoti, edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje. Instituti Kombëtar vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë