Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Covid-19: Gjermania zgjat masat e bllokimit

NULL NULL
01.04.2020 17:45

Pas një konference online që pati me liderët e shtetit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë të ditur se kufizimet e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit atje të paktën do të zgjasin deri më 19 prill, transmeton Klan Kosova.

Merkel po ashtu iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë dhe të mos vizitojnë të afërmit gjatë pushimit të Pashkëve.

“Pandemia nuk njeh pushime”, deklaroi ajo.

BBC shkruan se Gjermania ka raportuar 67 mijë raste me Covid-19 ku 732 nga ata kanë ndërruar jetë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.