Covid-19: 14 raste të reja dhe dy të shëruar në Kosovë NULL NULL 10.05.2020 21:45 10.05.2020 21:45 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë i ka publikuar rezultatet e analizave të 200 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Sipas IKSHPK-së 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Rastet vijnë nga këto vende: Tetë raste Gjilan dhe një rast Livoç i Epërm), dy raste në Prizren dhe me një rast në vendbanimet: Pejë, Studime e Epërme-Vushtrri dhe Prishtinë. Gjithashtu Instituti Kombëtar bën të ditur se edhe dy persona janë shëruar nga koronavirusi. Njoftimi i plotë: