Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Courtois do të startojë për herë të parë këtë sezon ndaj Cadizit

NULL NULL
03.05.2024 22:55

Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media para ndeshjes të së shtunës kundër Cadizit që luhet në Santiago Bernabeu.

Ancelotti ka bërë të ditur se portieri belg është mirë dhe se nesër (të shtunën) do të luajë pas një kohe të gjatë.

“Ai është mirë. Nesër do të luajë pas një kohe të gjatë. Është një lajm i mirë për ne që ai është kthyer, si me Militao. Ai është mirë, me entuziazëm të madh dhe të gjithë jemi të kënaqur me të. Finalja që kemi në mendje është të mërkurën kundër Bayernit. Lunin do ta luajë atë dhe më pas do të shohim”, ka bërë të ditur Ancelotti.

lajme të ngjashme