Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cortana parashikoi fituesit e Eurovision

NULL NULL
26.05.2015 21:30
Softueri inteligjent i Microsoft parashikoi saktë fituesit e Eurovisionit, përfshirë këtu tre vendet e para.

Cortana është softueri më inteligjent i Microsoft-it. Një nga veçoritë më interesante të Cortanas është se mund të bëjë parashikime. Deri tani ‘ajo’ ka bërë parashikime të ndryshme në lidhje me ngjarjet sportive. Vitin e kaluar për shembull, parashikoi saktë disa nga ndeshjet e luajtura gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2014.

Këtë herë Cortana u përdor për të parashikuar se cili shtet do të fitojë Eurovizionin. Ajo zgjodhi Suedinë si shtetin fitues, ndërsa pas tij renditi Rusinë, Italinë dhe Australinë. Tre vendet e para Cortana i parashikoi shumë saktë, ndërsa parashikimi i vendit të katërt nuk rezultoi i saktë, duke qenë se në këtë vend u rëndit Belgjika, pasuar nga Australia. Megjithatë duhet ta pranojmë se ishte shumë afër.

lajme të ngjashme