Coronavirusi: Dy pasagjerë japonezë vdesin në anijen e karantinuar NULL NULL 20.02.2020 08:24 20.02.2020 08:24 Dy pasagjerë japonezë që kontraktuan virusin Covid-19 në anije të një lundrimi në karantinë në Japoni kanë vdekur. Një pasagjer vdiq nga Covid-19, ndërsa tjetri vdiq nga pneumonia, thuhet në raportet lokale, njofton Klan Kosova. Të dy ishin në të 80-tat. Ata ishin larguar nga anija Diamond Princess javën e kaluar dhe po mjekoheshin në spitale. Të paktën 621 njerëz në anije janë shpallur të infektuar me coronavirus, grupin më i madh jashtë territorit të Kinës. Ministri i Shëndetësisë i Japonisë tha që të dy pasagjerët u dërguan në ambientet mjekësore kur shfaqnin simptoma. “Unë besoj se ata morën trajtimin më të mirë të mundshëm”, tha Ministri i Shëndetësisë në Japoni, Katsunobu Kato në një raport AFP. Diamond Princess mbante gjithsej 3,700 njerëz dhe pasagjerët që testuan negativ për virusin filluan të largoheshin nga anija të mërkurën pas një karantine 14 ditore. Qindra tani janë larguar nga anija e lundrimit. Të tjerët janë vendosur të largohen gjatë dy ditëve të ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 46 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 57 minuta më parë