Coppola përfundon filmin Megalopolis pas 40 vjetësh NULL NULL 03.04.2023 19:45 03.04.2023 19:45 Regjisori i famshëm amerikan, Francis Ford Coppola, e ka finalizuar projektin e tij Megalopolis pas 40 vjetësh. Ky film ishte në prodhim për mbi katër dekada, më saktësisht më 1980, mirëpo Coppola atëbotë nuk i kishte pasur financat për ta finalizuar. Njoftimi u bë përmes faqes së këitj filmi në Instagram, bashkëngjitur me një fotografi nga sheshxhirimi. “E me këtë e finalizuam” thuhet në mbishkrimin e fotografisë.