Copenhagen – Drita, formacionet zyrtare NULL NULL 22.07.2025 18:48 22.07.2025 18:48 Kampionia e Kosovës në futboll, Drita sonte do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Evropë, me ndeshjen e madhe ndaj Copenhagen. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Tashmë dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare. Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur që formacioni të jetë i njëjti si ndaj Differdange, vetëm se Vesel Limaj do të luajë në vend të Blerim Krasniqit, transmeton Klankosova.tv. Formacionet zyrtare: DRITA: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Broja, Dabiqaj, Limaj; Ajzeraj, Manaj, Balaj. COPENHAGEN: Kotarski; Achouri, Cornelius, Delaney, Elyounoussi, Pereira, Garananga, Huescas, Larsson, Lerager, Lopez. Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00.