Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Comodita Home, kompania e parë që IKSHPK zgjedh të kryej testime për COVID-19

NULL NULL
28.04.2021 10:44

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë vendosur që t’i testojnë për COVID-19, punëtorët e kompanive të ndryshme të Kosovës.

Ndër kompanitë e para që është përzgjedhur të testohet nga IKSHPK, është Comodita Home, në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

Në këtë kompani do të testohen 100 punëtorë në ditë, kjo derisa të arrihet testimi i të gjithë punëtorëve të kësaj zone, të cilët janë gjithsej 2000.

Lidhur me këtë nismë, edhe punëtorët edhe menaxhmenti i Comodita Home, u shprehën falënderues ndaj IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për këtë ndihmë, siç thanë ata meqë ua mundësojnë punëtorëve të mos rrezikohen nga virusi.

 

lajme të ngjashme