15:36, 23 Janar 2019

Brendi më i njohur për produkte të shtëpisë Comodita Home po zgjeron rrjetin e dyqaneve edhe në Maqedoni.

Të shtunën më 26 janar, Comodita Home do të hapë dyert për të gjithë klientët e saj në Shkup, në Tetovë, Gostivar, Veles dhe 2 dyqane në Kumanovë.

Hapja e madhe do të fillojë në orën 11:00 dhe do të shoqërohet me shumë oferta, dhurata dhe zbritje deri në 60% në të gjitha kategoritë e produkteve.

Për kënaqësinë e klientëve, Comodita Home do të ofrojë çmime atraktive dhe shumëllojshmëri të produkteve, ku ata do të gjejnë gjithëçka për shtëpitë e tyre në një vend, duke filluar nga produktet e dhomës së gjumit, kuzhinës, banjos, aksesorëve dekorativ, produkte për fëmijë, dhe produkte për udhëtim.

Si në çdo hapje të re, do të ketë risi në produkte dhe koleksione të reja të stinës, ku klientët kanë mundësi të blejnë gjëra të reja dhe të përfitojnë nga ofertat e shumta që sjell Comodita Home. Comodita Home do të vazhdojë të rritet edhe në qytete te tjera së shpejti, për të qenë sa më pranë klientëve të saj.