Como i jashtëzakonshëm, i përgjigjet Interit me 6 gola NULL NULL 24.01.2026 17:01 24.01.2026 17:01 Como i drejtuar nga Cesc Fabregas, po luan ndoshta futbollin më të bukur në Serie A. Me ritëm të lartë, presion në vijën e fundit të kundërshtarit, pasime dhe lojë të shpejtë e përcjell me efikasitet të lartë, Como deklasoi Torinon me rezultat 6-0, duke iu përgjigjur Interit me numrin e njëjtë të golave, por skuadra e vogël me pretendime të mëdha për tu bërë gjigant, nuk pranoi asnjë gol. Douvikas dhe Baturina, realizuan golat e pjesës së parë, por ky ishte vetëm fillimi i asaj çfarë bën vendasit në të dytën. Da Cunha nga penalltia dhe sërish Douvikas, kompletuan “pokerin”, kursr Köhn shënoi njërin prej golave më të bukur sivjet, dhe në fund radha ishte edhe për Caqueret, që mbylli ndeshjen me golin e gjashtë. Me këtë fitore Como kaloi mbi Juventusin dhe pozitën e pestë me 40 pikë, një më shumë se bardhê e zinjtë dhe vetëm gjashtë pikë më pak se Milan i vendit të dytë. Në xhiron e ardhshme Como e pret Atalantan, ndërsa Torino do të jetë nikoqir i Lecces.