Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku: Roli i shqiptarëve në luftën e Kroacisë ishte kryesori (VIDEO)

NULL NULL
02.08.2025 07:34

Oficeri ushtarak në Kroaci, Esad Çollaku, në “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se roli i shqiptarëve në luftën e Kroacisë ishte kryesor.

Ai përmendi edhe operacionin e njohur si më të suksesshim të quajtur “Stuhia”.

Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të vetëdijesohet dhe të mos pres shumë nga shtetet e tjera, por ta forcojë ushtrinë dhe policinë.

“Akoma jemi larg një bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ajo që në fazën e parë të nënshkrimit të marrëveshjes tregon se kemi mundësi t’i zgjerojmë këto marrëveshje, deri te marrëveshja që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës në secilën rrethanë që mund të ndodhen shtetet tona”.

Tutje, ai tha se është prej eprorëve të parë që ka ngritur flamurin kroat në disa nga bjeshkët e këtij vendi.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

lajme të ngjashme