Çollaku: Kosova meriton rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave NULL NULL 18.05.2015 08:13 18.05.2015 08:13 Bekim Çollaku: Jam i bindur se raporti ynë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja. Minisitri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka treguar se qeveria e Kosovës i ka kërkur kuvendit që t’i miratojë me procedurë të përshpejtuar pakon e projektligjeve që ndërlidhën me procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Epoka e Re. Çollaku po ashtu ka treguar se fundi i këtij muaji do te gjejë Kosovën të gatshme për ta dorzuar raporton përfudnimtarë për viza tek Komisioni Europian. Sa i përket raportit Çollaku ka folur në terme pozitiv rreth tij. “Jam i bindur se raporti ynë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja”, ka thënë Çollaku, në intervistën e tij dhënë Epokës së Re. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 24 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë