Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku: Do të kemi lajme të mira nga Athina

NULL NULL
26.08.2015 08:46

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka treguar se përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga institucionet e shtetit të Kosovës ka dhënë efekte pozitive tek qëndrimi i pesë vendeve të BE-së që ende nuk na kanë njohur.

Ai ka thënë se falë këtyre veprimeve tanimë këto shtete kanë një qasje më afirmative në raport me Kosovën, e cila dëshmohet edhe në veprime konkrete.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Çollaku ka deklaruar se tani në raportet Kosovë – Greqi mungon vetëm njohja formale nga kjo e fundit.

“Së fundi kemi pasur edhe vizitën e parë bilaterale te një ministri të Punëve të Jashtme të Greqisë në Kosovë, me ç’rast janë identifikuar shumë fusha për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve. Aktualisht mungon vetëm njohja formale nga ana e Greqisë, por jemi të bindur se edhe në këtë drejtim do të kemi lajme të mira nga Athina zyrtare”, ka deklaruar  Çollaku.

 

 

 

lajme të ngjashme