Coldplay nis turneun ambient-dashës NULL NULL 21.03.2022 17:02 21.03.2022 17:02 Coldplay e ka filluar në Kosta Rikë turneun botëror ambient-dashës në mbështetje të albumit të tyre të ri “Muzikë për Sferat”. Turneu në stadiume i bendit britanik kësaj radhe është i një rëndësie të veçantë për shkak se e promovon rujajten e ambientit. Në këto koncerte është paraparë që të ketë një “dysheme kinetike”, lloj energjie që mund të gjenerohet nga lëvizja e fansave. Për më tepër, për çdo biletë të blerë do të mbillet një pemë, setet do të jenë të ndërtuara nga bambuja, ndërkaq avionët e bendit do të furnizohen me karburant të qëndrueshëm.