Coca-Cola HBC Kosova mbështet rininë! NULL NULL 25.05.2021 08:00 25.05.2021 08:00 Papunësia mes të rinjve mbetet një sfidë e rëndësishme në shumë tregje globale sikurse në Kosovë. Kjo është arsyeja pse Coca-Cola HBC Kosova zhvillon dhe zbaton projekte të ndryshme në mënyrë që të mbështesë dhe fuqizojë zhvillimin profesional të të rinjve edhe në këtë komunitet lokal. Këto programe synojnë të ndihmojnë brezin e ri në ndërtimin e qëndrueshmërisë së tyre, përshtatjen ndaj sfidave të vazhdueshme dhe përgatitjen më të mirë për jetën e tyre të ardhshme profesionale. Misioni ynë është: përgatitja e të rinjve për këtë udhëtim zhvillimi, sigurimi i tyre me njohuri, qëndrime dhe aftësi për jetën dhe përmirësimi i mundësisë së tyre për sipërmarrjen. Këtë vit Coca-Cola HBC Kosovo ka filluar promovimin e dy programeve që janë në mbështetjen e të rinjve dhe ndërtimin profesional dhe personal të tyre, Coke Summership që ka të bëj për praktikë në shitje dhe Coca-Cola Përkrah Rininë që fokusohet në trajnime online të të rinjve.