CNN e qet në rrenë Rusinë, kjo thotë se po e ndërton Mariupolin (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 11.08.2022 20:38 nga Iliri Pireva 11.08.2022 20:38 Një raketë amerikane, rusët e prezantuan si dëshmi se kush e shkatërroi burgun Olenivka. Në të Moska po mbante peng 50 ushtarë ukrainas që u vranë nga një sulm që Kremlini dhe separatistët prorusë po vazhdojnë të fajësojnë forcat e Kievit për eliminimin e pjesëtarëve të vet, transmeton Klankosova.tv. Afro dy javë pas kësaj ngjarje të tmerrshme që la të vdekur ushtarët e zënë rob të fabrikës Azovastal të Mariupolit, udhëheqja e Republikës Popullore të Donetskut, ofroi qasje mediave në këtë objekt. “Pasi të burgosurit e luftës ukrainas filluan të flasin për krimet që ata kryen me urdhër të autoriteteve politike të Ukrainës, ata u goditën dhe me këtë akt donin ti dekurajonin të tjerët që të dorëzoheshin”, deklaroi, Denis Pushilin, lider separatist i Donetskut. Por, gjithë ky rrëfim është një trillim i mundshëm i Moskës sipas CNN. Mediumi amerikan konsultoi ekspertë e të cilët analizuan videot e fotografitë të vendit të ngjarjes e ku vlerësuan se raketa nuk shkakton kësi lloj dëme. Edhe ushtria ukrainase, ka mohuar këtë sulm derisa versionin rus të ngjarjes e quajtën një tjetër krim të agresorit. Madje kryebashkiaku i Mariupolit akuzoi Kremlinin se po përpiqet të detyroj banorët e këtij qyteti për të shërbyer forcave të tyre. “Fatkeqësisht, dje djemtë tanë morën mesazhe në rusisht se ishin të ftuar për t’i shërbyer të ashtuquajturave autoritete pushtuese”, tha Vadym Boichenko, kryetar i Bashkisë së Mariupolit. Përveç ftesave për t’ju bashkuar, forcat ruse po rindërtojnë edhe ndërtesat e banimit dhe objektet mjekësore të Mariupolit që i shkatërruan vet, para se të merrnin kontrollin e qytetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 17 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 26 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 46 minuta më parë