Çmimi i naftës zbret për 4 përqind NULL NULL 08.01.2024 21:02 08.01.2024 21:02 Pompë derivatesh. Foto ilustruese Çmimi i naftës në tregun global kanë rënë rreth 4%. Kjo ka ndodhur si pasojë e uljeve të rrepta të çmimeve nga eksportuesi kryesor, Arabia Saudite dhe një rritjeje në prodhimin e OPEC-ut, ku u dha fund shqetësimeve për furnizim që u krijua nga përshkallëzimi i tensionit gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Nafta e papërpunuar Brent regjistroi rënie 2,99 dollarë, ose 3,8%, apo në 75,77 dollarë për fuçi deri në orën 13:00, ndërsa në “West Texas” pati rënie prej 3,41 dollarësh, ose 4,6%, apo shprehur me çmim 70,40 dollarë për fuçi, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv. Rënia ka ardhur pas një ngritje prej 2% që në javën e parë të 2024-ës, kur rreziku gjeopolitik në Lindjen e Mesme u intensifikua pas sulmeve nga Huthi të Jemenit në anijet në Detin e Kuq. Të dielën, rritja e ofertës dhe konkurrenca nga prodhuesit rivalë e shtynë Arabinë Saudite të ulë çmimin zyrtar të shitjes në nivelin më të ulët në 27 muaj. “Kjo po ngre shqetësime për kërkesën në Kinë dhe kërkesën globale gjithashtu”, tha analisti i Price Futures Group, Phil Flynn. “Tregu i aksioneve ka një fillim të dobët këtë vit dhe ky lajm nga Arabia Saudite ka bërë që të ketë rënie”.