Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çmimi i naftës në tregun global bie përsëri

NULL NULL
14.11.2023 10:14
nafta

Çmimi i naftës ka regjistruar rënie në tregun për herën e tretë radhazi.

Në tregun londinez, çmimi për barrel në javën e kaluar ka shënuar rënie për 4.1 përind, apo në çmim 81.43 dollarë, ndërkaq në tregun amerikan, çmimi për barrel ka rënë për 4.2 përqind, apo në çmim 77.17 dollarë.

Rënia e çmimit për javën e tretë me radhë, erdhi si rezultat i brengës së tregtarëve rreth shenjave të rënies së kërkesës në ShBA dhe Kinë, që janë konsumatorët më të mëdhenj global të “arit të zi”.

Në anën tjetër, importi i Kinës është rritur dukshëm në tetor. Sidoqoftë, tregtarët ishin të brengosur për lajmet se rafineritë në blerësin më të madh global të naftës së papërpunuar, kanë kërkuar më pak nga eksportuesi më i madh, Arabia Saudite.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.