Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare pas deklaratës së Trump për bisedime pozitive me Iranin NULL NULL 23.03.2026 14:16 23.03.2026 14:16 OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rimëkëmbur pasi Donald Trump, tha se SHBA-të dhe Irani kishin zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” mbi ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Pas njoftimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra fillimisht me 13%, ndërsa indeksi FTSE 100 u rikuperua pasi kishte rënë më shumë se 2%, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv. Trump tha në mediat sociale se do të “shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesë-ditore. Të shtunën, Trump kishte deklaruar se do të “shkatërronte” termocentralet iraniane nëse rruga kryesore e transportit detar të Ngushticës së Hormuzit nuk do të rihapej. Irani kishte thënë se do të përgjigjej duke synuar infrastrukturën kyçe në rajon.