Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çmimi i madh i Monacos në Formula 1 ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 22.05.2021 08:30

15:00 KUALIFIKIMET – E SHTUNË ART SPORT 3
15:00 GARA – E DIEL GURMANIA

Raundi i pestë në Formula 1 do të rikthehet pas dy jave nga gara e kaluar që u zhvillua në Spanjë. Kësaj rradhe, mikëpritse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Monte Carlos në Monaco, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Formula 1, njëherësh pista më atraktive e kalendarit. Kualifikimet në Monaco do të fillojnë nga ora 15:00, drejtpërdrejt në Art Sport 3 ndërsa gara e Grand Prix të Monte Carlos do të filloj të dielën në orën 15:00, ekskluzivisht në kanalin numër 22, Gurmania.

Lewis Hamilton për momentin është në vendin e parë pas katër garave të zhvilluara me 94 pikë. Pas tij vjen holandezi i njohur si “Mad Max”, Max Verstappen me 80 pikë ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është Valtteri Bottas me 47 pikë. Teksa Norris është në vendin e 4 me 41 pikë kurse Charles Leclerc në vendin e 5 me 40 pikë të grumbulluara.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme