“Çmimet në tavan! Me 100 euro studentët mezi mbijetojnë” – A po ua ‘blen’ Kurti votën të rinjve? (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 26.12.2025 19:41 nga Florentina Hoti 26.12.2025 19:41 Krahas hallit të provimeve, gajle në vete studentët kosovarë kanë edhe shpenzimet. Libra, ushqim, vend për fjetje e shumë obligime të tjera, zënë vend në shqetësimet e përditshme të tyre. E për të gjitha këto halle, Qeveria e Kosovës kujtohet sa herë që zgjedhjet afrohen. Me 100 euro në xhirollogari, kryeministri në detyrë Albin Kurti, pretendon se do i jep fund problemit të shpenzimeve të studentëve. Aspak të duhur e konsideron një vendim të tillë, kryetari i organizatës studentore Reforma, Ismet Krasniqi. Ani pse paratë thotë se janë të mirëseardhura, kjo shumë Krasniqi thotë se nuk ua zgjidh problemet afatgjate. Sipas kryesuesit të kësaj organizate, më e udhës për studentët do të ishte nëse këto miliona do investoheshin për përmirësimin e kushteve mësimore për studentët. Shqetësim për Krasniqin janë bërë ankesat e bashkëmoshatarëve të tij, të cilët pas diplomimit nuk po mund të gjejnë një vend pune. Për KIKS Kosovën, ai thotë se Ministria e Arsimit ende nuk ka një plan të ndërlidhjes së tregut të punë dhe shkollimit. “Pasurimi” i xhirollogarive të studentëve me nga 100 euro afër zgjedhjeve, Krasniqi thotë se lë të nënkuptohet se partia në pushtet do “që të blejë” votat e studentëve.