“Çmenduri dhe turp”, Rama: Kosovarët po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo NULL NULL 23.06.2022 15:21 23.06.2022 15:21 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur “çmenduri dhe të turpshme” çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në konferencën pas mbledhjes së Samitit të BE-së në Bruksel, ai tha se kosovarët ‘po merren peng, duke mos lejuar që të lëvizin lirisht në Evropë’. “Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin. Shkonin dhe punonin kudo. Që kur u liruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme dhe njerëzit duhen lejuar që të lëvizin lirisht”, tha kreu i qeverisë shqiptare, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë