Çmendet Barcelona, 80 milionë euro dhe Coutinho për të rikthyer Neymar NULL NULL 14.08.2019 08:04 14.08.2019 08:04 E kërcënuar nga rivaliteti i Real Madrid, Barcelona ka bërë një ofertë për të rikthyer në Camp Nou brazilianin Neymar. Sipas mediave franceze Barcelona ka ofruar 80 milionë euro dhe Coutinho-n për të marrë Neymar. Siç raportohet ka pasur takime mes drejtuesve të dy ekipeve. Barcelona po kërkon me ngulm ta rikthejë Neymar-in dhe në qoftë se Paris nuk bie dakort me ofertën e parë Barça mund të sakrifikojë edhe mesfushorin kroat Rakitic ose mbrojtësin e djathë Semedo, shkruan Top Channel. Pas dështimeve në kompeticionet europiane 27 vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga PSG dhe për tu rikthyer në Spanjë. Real Madrid po konkurron Barcelonën në këtë transferim, saqë mediat franceze përpara 2 ditëve e bënin të kryer kalimin e tij tek Los Blancos. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë