Clinton u “çmend” nga gëzimi kur u çlirua Kosova (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 20:09 12.06.2025 20:09 Për vendimin që të bombardohet Jugosllavia e Serbia nuk u bë pishman kurrë. Se pati të drejtë, kur urdhëroi të bëhet diçka e tillë, në mars 1999, e konfirmoi më 12 qershor të po atij vitit, kur Kosova u çlirua nga forcat pushtuese policore, ushtarake e paramilitare të Sllobodan Millosheviqit. Këtë ditë, presidenti Bill Clinton shkoi t’u fliste 820 studentëve që po diplomonin nga Universiteti i Chicagos. Në fjalimin e tij, njeriu më i fuqishëm në botë, u tregoi amerikanëve të rinj për një hap gjigant që bënë trupat ushtarake të rreth 30 shteteve të botës, pas 79 ditë bombardime nga ajri në kontinentin e vjetër, në zemër të Ballkanit. Për ata që e kontestonin këtë ndërhyrje, në një vend që nuk ishte as shtet e madje as pjesë e aleancës veri-atlantike, e pati veç një shpjegim Ani se mund të mos kenë qenë të informuar për luftën e Kosovës, studentët duartrokitën Clintonin për atë që tha në lidhje me lirinë popullit dhe vendit të vogël ballkanik, që 9 vjet më pas, do të pavarësohej krejtësisht nga Serbia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë