Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? Policia jep detaje

NULL NULL
29.01.2026 17:39
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Antidrogës të zhvilluar të enjten në Suharekë.

Zëdhënësi Daut Hoxha, deklaroi për Klankosova.tv se pesë persona u arrestuan në këtë aksion, tre prej tyre u ndaluan për 48 orë, derisa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

“Gjatë operacionit të kontrollit sot, nga dëshmitë relevante janë sekuestruar edhe: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj”, deklaroi Hoxha për Klankosova.tv.

Ai tha se Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin.

“Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, theksoi Hoxha.

lajme të ngjashme