Çka thoshte Shtëpia e Pleqve, ku u rrah e moshuara për shërbimet ndaj tyre (VIDEO) NULL NULL 02.11.2022 16:06 02.11.2022 16:06 Një rast i rëndë dhune ka ndodhur sot në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Në një video që qarkulloi në rrjete sociale shihet se njëra nga punëtoret e kësaj qendre e sulmonte një të moshuar me shuplakë e shqelma. Menjëherë pas daljes në publik të kësaj video, Policia e Kosovës arrestoi punëtoren e qendrës që sulmoi të moshuarën, e me të u arrestua edhe kryeinfermierja. Ndërsa, Klan Kosova në dhjetor të vitit 2021 kishte raportuar në lidhje me atë se çfarë shërbime ofron kjo qendër. Më poshtë gjeni kronikën e plotë se çka thoshin punëtoret e kësaj qendre në lidhje me shërbimin që ato ua japin të moshuarve.