Çka thanë Netanyahu dhe Bideni për vrasjen e liderit të Hamasit? NULL NULL 18.10.2024 07:51 18.10.2024 07:51 Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu: Reuters. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke thënë se “ky është fillimi i ditës pas Hamasit”. Ai theksoi se “e keqja ka marrë një goditje të rëndë, por punët tona nuk kanë përfunduar ende”. Netanyahu paralajmëroi se liderët e Hamasit do të eliminohen dhe u kërkoi atyre që mbajnë pengje izraelite të heqin dorë nga armët dhe t’i kthejnë pengjet, duke thënë se ata që e bëjnë këtë do të “lejohen të jetojnë”. Ai lavdëroi ushtarët që e realizuan operacionin dhe u premtoi familjeve të pengjeve se Izraeli do të bëjë gjithçka për t’i kthyer ata. Presidenti amerikan, Joe Biden, e lavdëroi gjithashtu Izraelin për vrasjen e Sinwar dhe foli me Netanyahun. Ata ranë dakord që ka mundësi për të liruar pengjet e mbetura. Bideni tha se tani është koha për të vepruar dhe planifikon të dërgojë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në rajon, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dokumentacioni kadastral i Teatrit Kombëtar të Kosovës gjendet në Serbi? (VIDEO) 2 minuta më parë
Kino dhe Teatër I mbyllur për gati 3 vjet, Teatri Kombëtar u “strehua” në një sallë me qira (VIDEO) 15 minuta më parë
Kosova Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto krime nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar 17 minuta më parë