Çka thanë Kurti e Rama në mbledhjen e kaluar? (VIDEO) NULL NULL 20.06.2022 09:06 20.06.2022 09:06 Më 26 nëntor në Elbasan, u mbajt mbledhja e shtatë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në këtë mbledhje kishte deklaruar se do të votonte pro bashkimit kombëtar, në një referendum të mundshëm, transmeton Klankosova.tv. Rama që në lidhje me këtë çështje u pyet nga Klan Kosova, e cilësoi si pyetje provokative por që tha se nuk e din se si do bëhet e as kur, por në lidhje me këtë as nuk mund të nisin fjalët për “Shqipërinë e madhe”, meqë siç tha Rama “fallxhorët nuk gjykohen”. Lidhur me bashkimin eventual mes dy vendeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se nuk mund të vendosen mbi një proces historik si ky duke përcaktuar data e mënyra. Mendim të njëjtë si për këtë temë, Kurti e Rama nuk kishin edhe për “Ballkanin e Hapur”.