Çka përpijnë më shumë kosovarët, tregojnë gastrologët në QKUK (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 06.04.2023 20:59 nga Arbreshë Uka 06.04.2023 20:59 Rastet e mbetjes së ushqimit në fyt janë të shpeshta tek qytetarët, kryesisht llojet e mishrave. Madje sipas gastrologëve në QKUK, ka edhe prej atyre që kësi ndodhi i përjetojnë disa herë për shkak të ngushtimit apo problemeve tjera që kanë me ezofagun dhe mos-kujdesin në gëlltitjen e ushqimeve. Zakonisht këto urgjenca për largimin e trupave të huaj ndodhin në orët e pasdites dhe të vona, raporton Klan Kosova. Mirëpo të rralla nuk janë as ato të protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plotë, por me dy, tre dhe deri katër ose pesë dhëmbë, të cilat janë larguar pa telashe nga klinicistët e Gastroenterologjisë. Derisa ka raste edhe më specifike, sikurse largimi i një telefoni nga lukthi. Gjatë pandemisë, një i burgosur gëlltiti një telefon dhe e çoi deri në lukth të cilin e mbajti për tri ditë. Madje ky trup i huaj u bë i rrallë edhe për mënyrën e largimit, që u bë përmes gojës me procedurë endoskopike dhe jo me operacione. Për largimin e trupave të huaj, Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK ka një ekip gatishmërie prej 4 specialistëve sa herë që ka nevojë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023