Çka është labubu? – kukulla që po çmend botën (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 08:54 30.06.2025 08:54 Kukullat ‘Labubu’ kanë pushtuar rrjetet sociale dhe me to edhe zemrat, apo frikërat , e mijëra fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën. Por ky trend nuk po shihet pozitivisht nga të gjithë. Psikologia Adlie Morina-Krasniqi e konsideron shqetësues këtë fenomen, sidomos për ndikimin që po ka tek fëmijët. “Fëmijët po largohen gjithnjë e më shumë nga ajo që janë në të vërtetë, dhe po përqendrohen në atë çfarë kanë, çfarë posedojnë. Kam pasur raste ku fëmijët ndihen ‘askushi’ nëse nuk kanë një kukull Labubu”, u shpreh ajo në emisionin ‘’Ora 7” në Klan Kosova. Përveç ndikimit emocional, një tjetër aspekt problematik është edhe çmimi. Kukullat ‘Labubu’ kushtojnë nga 20 dollarë e deri në 2 mijë dollarë, varësisht nga madhësia dhe nëse janë pjesë e koleksioneve të rralla. Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 19 orë më parë