Çka është konstipacioni (Kapsllëku)? NULL NULL 24.02.2017 21:30 24.02.2017 21:30 Me konstipacion kuptojmë grup të sindromave me gjetje të përbashkët që përfshijnë jashtëqitje të rrallë (më pak se 3 jashtëqitje në javë), nevojë të fortë, si dhe ndjenjën e moszbrazjes së mjaftueshme e shoqëruar me kohën e zgjatur të qëndrimit në totalet apo të gjitha së bashku. Konstipacioni paraqitet më shpesh te femrat 2-3:1 sesa te meshkujt, ndërsa moshat më të prekura janë fëmijët dhe moshat e shtyra, poashtu raca e bardhë është më pak e prekur në raport me racat tjera. Është mjaft e shpeshtë diku rreth 15% e popullatës vuajnë nga konstipacioni dhe në SHBA afërsisht 100000 njerëz hospitalizohen për shkak të konstipacionit, kurse rreth 5 milionë njerëz kërkojnë trajtim mjekësor. Kur konstipacioni paraqitet pas moshës 50 vjeçare ajo mund të lidhet me sëmundjet kanceroze të zorrës së trashë dhe llogaritet si “ flamur i kuq” që duhet hulumtuar me kujdes, sidomos kur shoqërohet me anemi (pagjakësi). Kurse te fëmijët 25% nga të gjithë sapolindurit me obstruksion intestinal, si raste mesatare diagnostifikohen me konstipacion kronik, fryerjet e barkut, distendimin e barkut, poashtu duhet pasur konsideratë edhe anomali të lindura si Sëmundja Hirschprung. Etiologjia dhe patofiziologjia Pasi ushqimi len stomakun, valvula ileocekale relaksohet dhe në këtë mënyrë himusi (mbetja ushqimore) kalon në zorrë të trashë (1-2 L/d) nga zorrët e holla. Në zorrë të trashë, natriumi në mënyrë active absorbohet duke kaluar në kalium dhe bicarbonate. Uji e kalon poshtë nga gradienti i gjenalizuar osmotik. Kontraksionet e peristaltikës e shtyjnë mbetjen ushqimore (himusi) nga kolloni deri te rektumi. Mbetja ushqimore (Himusi) konvertohet në feces (200-250ml). Koha normale e kalimit të ushqimit deri te cekumi është 4 orë, kurse deri te rektumi apo shtrati i pelvikut është 8 orë, ndërsa ngadalësohet në anus ku pret relaksimin e sfinktereve të anusit dhe pas relaksimit lirohet jashtë. Defekimi është reflex që nxitet në mënyrë vullnetare nga kontraksionet e sfinktereve të jashtëm si dhe lehtësohen gjatë kontaktit me muskujt e barkut duke relaksuar sfinkeret anal. Distendimi rektal inicion refleksin e defekimit. Nevoja për defekim rritet si pasojë e presionit në rektum. Fryerja e barkut nga ushqimet poashtu inicion kontraksionet rektale dhe dëshirën për defekim. Sa forma të konstipacionit kemi? Janë dy forma të konstipacionit: Konstipacioni primar dhe sekondar. Konstipacioni primar shkaktohet nga: Ngadalësimi i kohës së kalimit në kollon në 13 % të rasteve; Disfunksioni i shtratit të pelvikut apo sfinktereve anal në 25% të rasteve apo; Funksional: Koha normale e kalimit dhe funksionit të sfinktereve, por problem tjera (fryerja, diskomforti (parahatia) abdominal, perceptim i kalimit të vështirësuar, nevoja e fortë) në 69% të rasteve. Konstipacioni sekondar shkaktohet nga:Sindromi i zorrës së irrituar; Disfunksioni endokrin (diabeti melit, hipotireoza, hyperparatireoidizmi); Sëmundjet metabolike (rritja e kalciumit, zvogëlimi i kaliumit, uremia, porfiria); Mekanik (obstruksioni, prolapsi rectal, striktura anorektale, ulçera rektale solitare, rektocela, malinjiteti i zorrës së trashë); Shtatzënësia; Sëmundjet neurologjike (skleroza multiple, Hirschprung, dëmtimet e shtyllës kurrizore, paraplegjia, Sëmundja e Parkinsonit); Nga barnat si efekt kolinergjik (antidepresantët, narkotikët, antipsikotikët, diuretikët, opoidët); Antacidet (Kalciumi, aluminiumi); Bllokuesit e kanaleve të kalciumit (amlodipina, nifedipina etj). Cilët janë faktorët e rrezikut? Si faktorë të rrezikut paraqiten ndryshimet e moshës (shumë i ri apo shumë i vjetër), përdorimi i shumë barnave – polifarmacia, dieta e varfër me ushqimet e pasura me fibra dhe dietat tjera jo të rregullta, humbja e pasqaruar e peshës trupore, mënyra dhe kushtet e dobëta të jetesës. Edhe pse nuk është e qartë edhe faktori gjenetik mund të jetë shkak i paraqitjes së konstipacionit. Si bëhet diagnistifikimi? Duhet pasur parasysh shenjat alarmante që quhen si “flamur I kuq”: Paraqitja pas moshës 50 vjeçare, paraqitja e nevojës me ngjyrë vishje të mbylltë apo plotësisht e zezë (hematochezia apo Melena), humbja e pasqaruar e peshës trupore, anemia, defektet neurologjike. Ndërsa për diagnostifikim bazohemi sipas kritereve të përcaktuara të Roma III: Spaku dy nga të mëposhtmet në 6 muajt e fundit: nën 3 jashtëqitje në javë, nevoja e fortë në së pasku ¼ e kohës, nevojë për asistim manual (me gishta) së paku në ¼ e kohës, ndjenja e moskryerjes së nevojës së paku në ¼ e kohës apo jashtëqitje e rrallë spontane pa ndihmën e barnave. Me ekzaminim fizikal ne bëjmë ekzaminimin digitorektal (masa e palpueshme tumorale, hemorroidale, fisura, fistula, hemorroide, dhimbje ekzaminimi, feçe te forta ), pastaj bëhet ekzaminimi gjinekologjik dhe abdominal (masa palpatore apo dhimbje) si dhe ekzaminimi neurologjik. Cilat sëmundje duhet të diferencohen? Sëmundjet kongjenitale si: Hirschrung sindroma, Hypoganglionosis, Zgjerimi lindur i zorrës së trashë si dhe sindromi i zorrës së shkurtë të majtë. Cilat teste diagnostike përdoren? Konstipacioni është diagnoz klinike dhe për këtë arsye bëhen analizat rutinore laboratorike si pasqyra gjakut, analizat biokimike, hormonet e tireoidesë, elektrolitet, si dhe gjaku okult në feces. Ndërsa bëhen edhe analiza të tjera radiologjike si irigografia me barium apo edhe kollonoskopia. Ndër procedura diagnostike përdoren edhe expulsioni me balon, defektografia me përdorim të bariumit, manometria anorektale me kateter rektal. Si bëhet trajtimi i konstipacionit? Si fillim duhet shikuar barnat të cilat shkaktojnë konstipacion që të eliminohen apo zëvendësohen, pastaj marrja e lëngjeve të shumta, fillimi I dietës së pasur me fibra, apo aplikimi I klizmave nëse metodat tjera dështojnë. Si medikamente të linjës së pare përdoren: koloidet hidrofilike (Psylliumi, polycarbofili etj.), pastaj ipen laksativet osmotik si: Polyethylene glycol, saccharines lactulose, sorbitoli dhe kriprat e magneziumit. Në rast kur këto nuk veprojnë ipen medikamente stimulante si: Bisacodyli (Dulcolax) etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025