Çka është dehidrimi dhe çfarë duhet të dini për të? NULL NULL 23.07.2016 17:40 23.07.2016 17:40 Dehidrimi është një gjendje e cila krijohet pasiqë trupi të ketë humbur më shumë ujë sesa që ka konsumuar. Ky çrregullim e prish balancin e nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, gjë që ndikon në funksionet tjera të trupit. Dy të tretat e trupit të njeriut përbëhen nga uji ndërsa mungesa e ujit shkakton çrregullim total në trup dhe mund të ketë pasoja të rënda. Simptomet dhe shenjat e dehidrimit : Etje e madhe Marramendje Urinë e koncnetruar e cila është e errët në ngjyrë dhe kundërmon Reduktim në nevojën për urinim Tek foshnjat shenjat përfshijnë zhytjen e pjesës së butë në pjesën e sipërme të kafkës, shumë pak apo aspak lotë kur qajnë, më pak pelena të lagura si dhe përgjumja. Shkaqet e dehidrimit Dehidrimi shkaktohet nga humbja më e madhe e lëngjeve sesa janë konsumuar, faktorë tjerë përbëjnë klimën, aktivitetin fizik dhe mënyrën e të ushqyerit. Foshnjet dhe fëmijët janë kategoria më e ekspozuar pasiqë pesha e vogël trupore i bën të ndjeshëm edhe në humbje të sasive të vogla të lëngjeve. Personat që janë me diabet apo vuajnë nga alkoolizmi kanë mundësi më të madhe për të dehidruar, edhe sportistët mund të dehidrojnë pasiqë humbin lëngjet përmes djersitjes. Trajtimi Një person i dehidruar ka nevojë që të konsumojë shumë lëngje sikurse ujë, lëngje nga fruta të freskëta, duhet të shmangin pijet me kofeinë dhe të gazuara. Foshnjet që janë të dehidruara nuk duhet të pinë ujë pasiqë kjo dobëson nivelet tashmë të ulëta të elektroliteve dhe mineraleve në trup. Trajtimi i dehidrimit është i rëndësishëm pasiqë dehidrimi i madh mund të ketë pasoja që rrezikojnë jetën e personit./femra.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.