Çka e karakterizoi 103 ditëshin e Big Brother VIP Kosova? Flasin stafi realizues (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 22:27 20.03.2023 22:27 Sonte, në Post Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material kushtuar punës kolosale të bërë nga stafi realizues i këtij produksioni. Në materialin e shfaqur nuk kanë munguar opinionet e Drejtoreshës së Kastingut të BBVK-së, Liberta Spahiut mbi projektin gjigant të realizuar për herë të parë në Kosovë. “Si projekt që është realizuar për herë të parë në Kosovë, mund të them pa modesi se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë”, ka thënë ajo pos tjerash. Video materiali përmban edhe opinione të tjera, përfshirë intervistën prapa kamerave me prezantuesen e BBVK-së, Jonida Vokshin.