Çka do të thotë “i-ja” në iPhone? NULL NULL 07.09.2016 17:44 07.09.2016 17:44 Është ndoshta njëra ndër shkronjat më të rëndësishme në botë, por jo të gjithë e dinë me siguri se çka do të thotë. Shkronja i me të cilën fillon fjala iPhone, është shkronjë ikonë. Kjo shkronjë, i referohet fjalës internet, e cila po ashtu fillon me i dhe hera e parë kur është përdorur kjo shkronjë, është me emërtimin e kompjuterit iMac, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. I lansuar në vitin 1998, iMac është fillimi i teknologjisë moderne të Apple. Kur e kishte prezantuar atë kompjuter, Steve Jobs kishte thënë se kompjuteri kishte për darket konsumatorët që ekskluzivisht e përdorin internetin.