Çka do të nënshkruaj Kurti në Berlin? NULL NULL nga Flamur Gajtani 13.10.2024 20:27 nga Flamur Gajtani 13.10.2024 20:27 Të hënën e 14 tetorit, shënohet edicioni jubilar në vendin e origjinës. Berlini është nikoqir i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që 10 vjet më parë nisën përafrimin me Bashkimin Evropian. Nisma që njihet si Procesi i Berlinit kulmon të hënën e dytë të tetorit me takimin e liderëve të 6-shes ballkanike me kancelarin gjerman Olaf Scholtz, e ku do të ketë edhe firmosje ujdish. Mes tjerash, Jeton Zulfaj, këshillar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tha për Klanin se Kosova do të përfitojë edhe nga zotimi që pritet të dalë nga takimi përvazhdimin e fqinjësisë së mirë mes rajonit. Delegacionit nga Prishtina i prin shefi i qeverisë Albin Kurti, i cili do të jetë edhe folës. Përfitime veçse jo të mëdha nga samiti, pret edhe Alma Lama si ish-diplomate kosovare. Por sipas saj raporti Kosovë-Serbi e vë në pikëpyetje suksesin e samitit. Krahas tryezave e diskutimeve, në kryeqendrën gjermane, Kosova do të diskutojë edhe për prezencën e sigurisë si parakusht për marrëdhëniet e mira fqinjësore, fondet për ndryshimet klimatike, ato për infrastrukturë si dhe për agjendën e gjelbër.