Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka do të ndodhë në episodin e ri të “Doktori i Mrekullive”?

NULL NULL
29.12.2020 08:32

Episodi i sotëm i “Doktorit të Mrekullive”, fillon me përgatitjet për një transplant veshke të një djaloshi të ri e që donatore si duket do të jetë nëna e tij.

Situata fillon të acarohet kur babai i fëmijës futet ne dhomë.Kur bëhet fjalë për doktor Adilin, Aliu nuk ndalon se menduari mundësi për shpëtimin e tij, ndaj vrapon korridoreve të spitalit në kërkim të vajzës së doktor Adilit, por në mes të këtij nxitimi ai merr një përqafim të ngrohtë nga Nazëll.

Bellez vendos që foshnja e porsalindur e Kivilicimit të shkoj për birësim, por ky akt nuk mirëpritet nga Tanxhu.Gjendja e Doktor Adilit përkeqësohet, pulsi i tij filloi të bie dhe koha për intervenim është e limituar, por si gjithmonë Aliu është gjithmonë aty me mrekullitë e tij dhe gjendja e Adil do të stabilizohet.

Në zyrën e Tanxhus do të flitet për operacionet e rrallës, Ali ka mendjen vetëm tek operimi i Doktor Adilit dhe këmbëngul të jetë pjesë e operimit të doktor Adilit, Tanxhu tensionohet dhe nuk e dëshiron Aliun fare në sallën e operacioneve.

Ali shkon ta vizitoj foshnjën e Kivilicimit, por has në asistentët e gjendjes sociale të cilët kanë ardhur për ta marrë foshnjën me vendim të Beliz, por a do të lejojnë Aliu dhe Ferman që foshnja të dhurohet për birësim, do e shohim së bashku përgjatë rrjedhës së serialit “Doktori i Mrekullive”.

Ndiqeni në Klan Kosova me fillim në orën 18:50.

 

lajme të ngjashme