Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka do të ndiqni sonte te “Doktori i Mrekullive”?

NULL NULL
10.02.2021 15:44

Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” fillon përsëri me një rast emergjent që kësaj here është shumë i ndërlikuar, pasi që pacientja është një grua shtatzënë e cila e ka zënë këmbën keq.

Aliut i kërkohet ndihmë për këtë rast, por e ka shumë të vështirë të merret me pacienten pasi ende e ka të freskët në memorie atë se çfarë ka ndodhur me Kivilcimit.

Nazel lajmëron Fermanin se Aliu është në panik, pasi bëhet fjalë për një grua shtatzënë. Aliu eskalon me gjendjen e tij emocionale dhe Nazel e dërgon jashtë sallës për t’u qetësuar. Përderisa mjekët po bëhen gati që të bëjnë prerje cezariane, Nazel i jep Aliut prersën e tij që të qetësohet.

Fatmirësisht ai e tejkalon shqetësimin dhe përsëri është aty për magjitë e tij. Pas fjalëve të Nazel, Ali i tregon Fermanit se pacientja do të pasojë sulm akut në zemër dhe menjëherë vrapojnë drejt sallës së operacioneve.

Ali nuk ndalon së bëri masazh zemrës së pacientes, përderisa nuk ka ndonjë shenjë stabiliteti dhe për ta nxjerrë foshnjën në jetë duhet patjetër që mjekët të bëjnë prerjen cezariane. Ali përsëri ka një ide tentativë për shpëtimin e pacientes dhe arrijnë ta bëjnë zemrën e saj që të hyjë në funksion stabil. Ai duartrokitet nga të gjithë kolegët, madje edhe Tanxhu i dha sinjal të mirë. Ali po bëhet gati për gjykimin e tij në rastin e Kivilcimit.

Përderisa po përgatitet për fjalët e gjykimit, Doktor Adili i kumton një lajm të hidhur – atë se fatkeqësisht mund të dënohet apo edhe ta humbë licencën. Ali shqetësohet shumë. Nazel po vrapon drejt zyrës së Tanxhus ku i kërkon atij që ta lë mllefin me një anë dhe të veprojë vetëm një herë në jetën e tij ndryshe: “Më lejo që të hyj në shtëpinë e Kivilcimit”.

Ferman shkon pranë gjykatës për të qenë pranë Aliut dhe i thotë se “Të dy bashkë do të hyjmë aty”. Nazel shkon me nxitim tek shtëpia e Kivilcimit, pasi që Tanxhu në minutat e fundit pranoi t’ia japë çelësat e shtëpisë së saj. Gjykimi po fillon dhe Nazel nuk është në sallë, ajo po përpiqet të gjejë dëshmi në shtëpinë e Kivilcimit dhe fatmirësisht ia doli. Nazel pas shumë përpjekjeve arrin në minutat e fundit të vendimit të gjykatës për t’ia marrë Aliut licencën e mjekut.

Këto shtjellime dhe shumë të tjera interesante do t’i ndjekim bashkë në episodin e sotëm tek “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.

lajme të ngjashme