Çka do të ndiqni në episodin e 106-të të “Doktori i Mrekullive”? NULL NULL 03.02.2021 13:20 03.02.2021 13:20 Episodi i 106-të i serialit “Doktori i Mrekullive” fillon me kumtimin e një lajmi të hidhur nga Aliu, kur ai e njofton babain e pacientit që nuk mundën t`ia shpëtojnë fëmijën, por si duket Nazli e ka deklaruar të kundërtën. Meqë babai i Nazli tashmë është akomoduar në shtëpinë e saj, ata po darkonin së bashku me Ajçelën. Babai i Nazlisë nis të tregoj një histori se sa mirë ishte përkujdesur ajo për të kur ishte sëmurë, ndonëse ishte vetëm gjashtë vjeçare. Përderisa babai tregon historinë, Nazli hesht dhe zhytet në mendime dhe kujton se si e ka goditur nënën e saj pasi që i ati ishte në gjendje të dehur. Darka përfundon me rrëfimin e dhimbshëm të Nazel, duke treguar se sa rëndë e ka përjetuar vegjelin e saj me babain e dehur në mes të shkalleve posa hapte derën e shtëpisë, ajo thotë se shpesh herë mendonte se ka vdekur sepse ishte fare e vogel për ta dalluar vdekjen nga dehja. Nazli viziton prapë pacientin në gjendje të rëndë, aty janë edhe prindërit e tij të cilët po luten për shpëtimin e tij. Ferman i shikon nga dritarja dhe e thërret Nazel që të vijë tek ai, Ferman i thotë asaj se e di që kështu shkaku i babait të saj, mirëpo të dy e dinë që shpëtim nuk do të ketë. Doruk dhe Demir morën sinjal nga pacientja që ishin duke e ruajtur, të dy vrapojnë për tek mësuesja Ferda, dhe fatmirësishit rezultatet janë pozitive. Pacienti që Nazel shpresonte të shpëtonte, fatkeqsishit vdes. Nazel dhe Ali mundohen ta parandalojnë, por nuk arriti të mbijetoj. Motra Silvi shkon të flas me Ferdën, në mes të shumë fjalëve që ia thotë, ajo kërkon nga Ferda që t`i jap një mundësi babait të saj para se të jetë vonë pasi gjatë fillimit të operacionit ai vetëm emrin e saj ka përmendur. Pas zënkave se kush dhe teoria e kujt e ka shpëtuar pacienten, Ferda i detyron që të përqafohen Demir dhe Doruku derisa Ajçela i bën video këtij momenti. Ferman pas bisedës me Aliun merr vendim të prerë që ta kryej operacionin i cili mundëson shpëtimin e krahut të pacientit, atë nuk mund ta ndal as Beliz. Ferda më në fund merr vendim të shkojë tek babai i saj, pas fjalëve që ia thotë Doktor Adili, ajo emocionet dhe merr vendos të qëndrojë bashkë me të në shtëpi. Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, do t`i ndjekim së bashku në episodin e sotëm të “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.