Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka deklaroi në polici, nëna e pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit? (VIDEO)

NULL NULL
25.03.2026 22:39

Fëmijët u sistemuan, i keqtrajtuari në shërbim intensiv në Pediatri të QKUK-së, ndërsa gjashtë të tjerët nën kujdes të familjeve strehuese, por prindërit u arrestuan nga Policia për shkak të shkeljes së detyrimeve familjare.

Pas intervistimit në Polici, të dy u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Sipas detyrës zyrtare, Oda e Avokatëve të Kosovës angazhoi dy avokatë që të përfaqësonin prindërit në këtë proces.

Naser Morina, avokat i nënës, në këtë rast, ka treguar për gazetaren Blerta Ahmeti për emisionin MAT në Klan Kosova, se gjatë intervistimit në Polici, deklarata e nënës ishte e pa qëndrueshme. Ajo nuk e ka pranuar se e ka lënduar djalin e saj pesëvjeçar.

Morina: Po, ka deklaru, nuk e ka pranu atë, ajo i ka ndërmarrë ato veprime siç pretendon prokuroria, të shohim më tutje.

Gazetarja: Do të thotë, ka deklaru në Polici, ka dhënë deklaratë në polici?

Morina: Po, e ka dhënë deklaratën, po.

Gazetarja: A ka qenë në dijeni për gjendjen fizike të fëmijës, për gjendjen shëndetësore të fëmijës?

Morina: Ajo thotë, vetëm para tri dite, katër, e kam vërejtë që fëmija nuk është mirë edhe e kam pasë ndërmend, siç pretendon ajo, që ditën kur është arrestu edhe me dërgu në trajtim mjekësor, kështu thotë.

Por deklarata e saj, unë si mbrojtje, konsideroj që nuk është e besueshme shumë, për faktin se ajo nuk është në gjendje edhe me kontrollu ato që i thotë, se ndërkohë edhe i demanton kështu që unë i kam propozu edhe me kontrollu atë që e thotë, sepse ndërkohë edhe i demanton kështu që unë i kam propozu edhe atë ditë, por edhe në vazhdimësi edhe kur është majtë seanca dëgjimore për masën, që e njëjta ka nevojë për një trajtim urgjent psikiatrik.

Gazetarja: Nuk e din shkakun pse ka ardhë në atë gjendje fëmija?

Morina: Jo, jo, ajo nuk ka dhënë sqarime të tjera, vetëm thotë se kur e kemi dërgu, nga mjeku jemi njoftu që nuk i ka gishtat e këmbës.

Gazetarja: Por nuk e ka dërgu ajo te mjeku, e ka dërgu halla dhe gruaja e axhës?

Morina: Po, ajo pretendon se ditën kur është arrestu, thotë se kam dashtë me dërgu te mjeku, kështu thotë para hetuesve policorë.

Ndëgjo, ajo nuk thotë se ka ndërmarrë veprime, i ka shkaku pasojën që tanimë veç ekziston dhe tani më veç dihet, kështu që, unë gjatë intervistimit, nuk e pranon ajo që ajo i ka shkaktu ato, kjo është ajo konfuze dhe kontradiktore, sepse pikërisht pyetja ime si mbrojtje ka qenë, se a e keni pastru atë fëmijë më herët, a e keni vërejtë, apo a ka pasë dhimbje? Thotë jo, vetëm para katër dite thotë e kam vërejtë që nuk ka qen mirë edhe ditën që është arrstu e kam pas ndërmend me dërgu te mjeku, këso fjalësh.

Gazetarja: A tregon për sjelljen e saj ndaj fëmijëve, posaçërisht ndaj këtij pesëvjeçarit?

Morina: Jo, jo, ajo thotë se, i kam këqyrë, jam kujdesë për ta, i kam ushqy”, ka deklaruar avokati Naser Morina, për emisionin MAT në Klan Kosova. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme