City pas Jeremy Dokut NULL NULL 21.08.2023 15:29 21.08.2023 15:29 Manchester City ka përgatitur një ofertë për Jeremy Dokun. Gjatë negociatave mes dy klubeve, Man City i ka ofruar Rennes një shumë prej 55 deri në 60 milionë euro. West Ham gjithashtu i ka dërguar ofertë klubit francez për Dokun në këto 48 orët e fundit, transmeton Klankosova.tv. Por siç duket lojtari ka dhënë dritën jeshile për Qytetarët dhe është pajtuar për kushtet personale dhe po ashtu fituesit e tripletës janë optimist për të nënshkruar me lojtarin. Trajneri Pep Guardiola është adhurues i belgut, pasi largimi i Riyad Mahrezit, ka lënë boshllëk në krahun e djathtë të sulmit, duke pasë parasysh edhe lëndimin e Bernardo Silvas.