City mposht Arsenalin, ia merr kreun e tabelës NULL NULL 15.02.2023 22:33 15.02.2023 22:33 Manchester City ka arritur që ta mposht me rezultat 1-3 Arsenalin, duke bërë një hap të madh drejt garës për titull. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku pas një gabimi të madh në mbrojtje, në minutën e 24-të ishte De Bruyne ai që e shfrytëzoi rastin për epërsinë fillestare, njofton Klankosova.tv. Tre minuta përpara se të përfundoj pjesa e parë, Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një gabimi të portierit që çoi në akordim të penaltisë. Në minutën e 72-të, Jack Grealisht i dha Cityt epërsinë për herën e dytë, ku me një goditje të fortë e mposhti Ramsdalen. Dhjetë minuta më vonë, nuk mungoi Haaland, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar, 1-3. Me këtë fitore, Manchester City ia rrëmbeu kreun e tabelës Arsenalit, ndonëse të dy skuadrat kanë nga 51 pikë, por që Arsenali ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.