City me fitore solide ndaj Wydadit NULL NULL 18.06.2025 20:11 18.06.2025 20:11 Manchester City ka shënuar fitore ndaj Wydad-it me rezultat 2:0 në xhiron e parë të Kupës së Botës për Klube. Phil Foden realizoi për 1:0 në minutën e dytë të takimit. Ai pati merita edhe për golin e dytë pasi asistoi për Jeremy Dokun. Me këtë fitore, Qytetarët zënë vendin e parë në grupin G me tri pikë, ndonëse Juventusi dhe Al Aini ende nuk kanë luajtur.