City hap të madh drejt titullit, Haaland e vulos rezultatin 4-1 ndaj Arsenalit NULL NULL 26.04.2023 20:07 26.04.2023 20:07 90:00 – Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 4-1 në Etihad Stadium. Kjo fitore shumë e rëndësishme për Cityn e favorizon jashtëzakonisht në garën për titull, duke iu afruar Arsenalit në vetëm 2 pikë e një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Aktualisht, Arsenali është në vendin e parë me 75 pikë ndërsa City është në vendin e dytë me 73 pikë. Në rast se City e fiton ndeshjen e radhës, atëherë do të jetë në vendin e parë pas një kohe të gjatë në këtë sezon. 86’ Arsenali ka shënuar golin e parë në takim me anë të Holding katër minuta para fundit duke e ngushtuar epërsinë në 3-1. 80’ Manchester Cityn e ndajnë edhe 10 minuta nga një fitore shumë e rëndësishme për sa i përket garës për titull me pretendentin kryesor këtë sezon, Arsenalin. Epërsia prej tri golave i ka dhënë qetësi Cityt, i cili që nga minuta e 65-të gjithçka ka marrë me qetësi, ndërsa Arsenali s’ka arritur të krijojë as edhe një aksion të rrezikshëm. 65’ Kanë mbetur edhe 25 minuta lojë në Etihad Stadium, ku City tashmë e ka rezultatin e kënaqshëm prej tri golave. Arsenali as pas më shumë se një ore lojë nuk ka arritur që të krijojë ndonjë gjysmë rasti për gol. 54’ Manchester City ka arritur që ta trefishojë epërsinë me anë të Kevin De Brunye. I gjithë aksioni nisi falë gabimit të Odegaard në mes të fushës, e që më pas Haaland asistoi për belgun. 46’ Ka nisur pjesa e dytë në mes Cityt e Arsenalit, ku vendasit janë në epërsi prej dy golave në minutën e 6-të dhe të 46-të. 45:00 – Manchester City ka dyfishuar epërsinë falë golit të Stones në minutën e 45-të të takimit. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë, ku për golin e Stones u desh të ndërhyrë VAR-i për ta verifikuar golin. Arsenali ka vuajtur gjatë gjithë pjesës së parë, pa pasur mundësi që të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi. 35’ Kanë mbetur edhe 10 minuta nga fundi i pjesës së parë, ku City po vazhdon ta ketë dominimin në fushë me disa shanse të mira, por rezultati mbetet ende 1-0. 25’ De Brunye ka pasur një mundësi të artë që ta dyfishojë epërsinë ndaj Arsenalit, por që nuk ka arritur të godasë saktë. Rezultati vazhdon të jetë ai i minutës së 6-të. 20’ As pas 20 minutash, Arsenali nuk ka arritur të krijojë asnjë mundësi të mirë shënimi, në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet Cityt për golin e minutës së 6-të. 15’ Kanë kaluar 15 minuta lojë në Etihad Stadium, ku City po vazhdon ta ketë dominimin në fushë por edhe epërsinë prej një goli, falë De Brunye. 6’ Manchester City ka arritur të kalojë në epërsi falë një super goli të Kevin De Bruyne nga jashtë zone. Me këtë rezultat, City tani i afrohet Arsenalit në vetëm dy pikë, e një ndeshje më shumë për ta zhvilluar. 1’ Ka nisur ndeshja në mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, e cila është shumë e vlefshme për të dyja skuadrat për sa i përket garës për titull. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Sot luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Premier League, ajo në mes Manchester Cityt dhe Arsenalit. Mysafirët janë në vendin e parë përkundër tri barazimeve rresht, por që kanë dy ndeshje më shumë se City, i cili ka pesë pikë më pak se Arsenali. Kjo ndeshje do të jetë një nga përcaktuesit kryesor të fituesit të titullit këtë sezon, ndërsa ajo që bie në sy tek Arsenali është rikthimi i mesfushorit shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka. Më poshtë gjeni formacionet zyrtare: Manchester City: Ederson, Akanji, Dias, Walker, Rodri, STones, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish, Haaland. Arsenal: Ramsdale, Zinchenko, Gabriel, Holding, White, Odegaard, Partey, Xhaka, Martinelli, Jesus, Saka. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS