Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 11:30 15.06.2025 11:30 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 32-të të Kuvendit të Kosovës. Çitaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin dhe është duke pasur pengmarrje klasike, transmeton Klankosova.tv. “Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike, PDK ka ofruar alternativë, ndonëse ne s’e kemi detyrim ta votojmë kandidatin e VV-së pa shumicë parlamentare, megjithëse ne kemi ofruar alternativë”, u shpreh Çitaku. Ajo tutje tha se PDK nuk voton në diktat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 2 orë më parë