Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Vetëvendosje po përpiqet të rrënojë çdo institucion në Kosovë

NULL NULL
17.06.2025 10:30

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur pas dështimit të seancës së 33-të konstituive, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sjellje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe zhvillimeve ekonomike në vend.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për biznese të pronarëve, por për ekonominë e vendit dhe mbi 140 mijë punëtorë. Me taksat që paguajnë ata, paguhen edhe pagat tona. Sjellja e Vetëvendosjes është tërësisht e papërgjegjshme”,  tha Çitaku, njofton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se ky subjekt politik po sulmon çdo mendim ndryshe dhe po përpiqet ta rrënojë sistematikisht çdo mekanizëm institucional, nga mediat, bizneset e deri te gjyqësori.

“Është një përpjekje e vazhdueshme për të shkatërruar çdo institucion të këtij vendi. Është për të ardhur keq”,  tha Çitaku.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.